Bashkohuni me ne për tryezat tona kombëtare.

Qëllimi ynë është të mbledhim sa më shumë njerëz rreth temës së shumëfishimit në një datë të caktuar.

Do të dëshironim që ju të jeni pjesë e tij.

"Po sikur 10% e të gjitha kishave në qytetin tuaj të fillonin të mbillnin kisha të reja ose të riprodhonin udhëheqës në të gjitha nivelet?"

Çfarë janë Tryezat e Rrumbullakëta?

Në Tryezat e Rrumbullakëta, ju uleni së bashku rreth tavolinave me njerëz të tjerë nga qyteti juaj, për të folur rreth shumëfishimit, për të dëgjuar mësime, për të diskutuar atë që keni dëgjuar dhe për të mësuar nga njëri-tjetri.

Çfarë do të përjetoni gjatë tryezave të rrumbullakëta?

Ne kemi përgatitur një materiale të rëndësishm, të kontekstualizuar dhe me ndikim për të filluar bisedën rreth shumëfishimit.

Këtë e bëjmë përmes tre elementeve.

Mësimeve

Një seri mësimesh të shkurtra video mbi temën e shumëfishimit.

Bisedave

Pyetjeve dhe pikave të diskutimit për t'i ndihmuar pjesëmarrësit të përfshihen në mësimdhënie.

Historive

Dëshmi nga mbjellësit e kishave në mbarë Evropën.

Dëshmi:

Tryezat e rrumbullakëta janë hapësira e përsosur për të ëndërruar dhe reflektuar, me njerëz nga qyteti juaj, mbi rritjen e mbretërisë së Perëndisë në rajonin tuaj. Ky është një mjet i fuqishëm për të filluar punën së bashku drejt një qëllimi të përbashkët të shumëfishimit.

Pierre

Unë i shoh këto Tryeza të Rrumbullakëta si një institut misioni për kishën Evropiane dhe si një shtysë të fortë për ndarjen e Ungjillit në brezin tonë.

Vasilica

Më pëlqejnë Tryezat e Rrumbullakëta sepse janë një vend i mrekullueshëm grumbullimi për ata që janë të apasionuar pas punës dhe shumëzimit të Mbretërisë. Është një ngjarje për të mësuar, diskutuar, ëndërruar, lidhur dhe planifikuar në nivel lokal, si dhe për kontinentin tonë Evropë.

Stephany

Keni pyetje?

Nëse doni të dini më shumë, shikoni pyetjet që bëhen më shpesh.

?

Është e lehtë! Thjesht duhet të regjistroheni dhe të shkarkoni paketën Organizo një Tryezë të Rrumbullakët e cila do t’ju udhëzojë në këtë proces hap pas hapi.

 

Po, kjo është kërkesa e vetme që ne kërkojmë. Ju regjistroni datën, adresën dhe pjesëmarrjen në tryezën tuaj të rrumbullakët. Do të donim që ta promovonim dhe të dinim ndikimin që do të ketë.